Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmePapa Leo XIV i përgjigjet Trump: Nuk kam frikë nga administrata amerikane

Papa Leo XIV i përgjigjet Trump: Nuk kam frikë nga administrata amerikane

Papa Leo XIV ka reaguar pas kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se nuk ka frikë nga administrata e tij dhe do të vazhdojë të flasë hapur për paqe dhe pajtim.

Duke folur për gazetarët gjatë udhëtimit drejt Algjerisë, Papa theksoi se mesazhet e tij nuk synojnë të sulmojnë askënd, por të nxisin dialog dhe shmangie të luftës.

Reagimi vjen pas deklaratave të Trump, i cili kishte kritikuar qëndrimet e Papës për konfliktin me Iranin dhe e kishte akuzuar për pozicione të dobëta në politikën e jashtme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT