Tuesday, April 28, 2026
spot_img
HomeLajmePamje rrënqethëse: E mitura sulmohet nga qentë afër QKUK-së

Pamje rrënqethëse: E mitura sulmohet nga qentë afër QKUK-së

Një vajzë 15-vjeçare është sulmuar mëngjesin e sotëm nga qentë në Prishtinë.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orën 07:20 të mëngjesit te hymja e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

E mitura është dërguar në Qendrën Emergjente, e që pas trajtimit është liruar për në shtëpi dhe gjendja e saj është stabile.

Kjo nuk është hera e parë që qentë në këtë pjesë shkaktojnë shqetësime të tilla serioze.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT