Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeHamza pas Marshit për Liri: Më 16 shtator, Kosova pret thirrjen për...

Hamza pas Marshit për Liri: Më 16 shtator, Kosova pret thirrjen për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të Marshit për Liri në Prishtinë, duke thënë se tash vëmendja është te 16 shtatori, kur pritet vendimi për katër ish-krerët e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza tha se Kosova pret që atë ditë të dëgjohet thirrja për shpalljen të pafajshëm të ish-krerëve të UÇK-së.

“LIRI PËR TË KATËRT!”, ka shkruar Hamza.

Ai theksoi se nga e gjithë Kosova qytetarët u mblodhën në Prishtinë për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-udhëheqësit e UÇK-së.

“Tani, Kosova po pret. LIRI!”, ka përfunduar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT