Vendimi i Amir Rrahmanit për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Mediumi i njohur “GOAL” ka vlerësuar se “Dardanët” do ta kenë të vështirë të vazhdojnë pa kapitenin e tyre, duke theksuar eksperiencën e madhe që ai ka pasur me përfaqësuesen.
Sipas “GOAL”, Kosova tani duhet të nisë procesin për zgjedhjen e kapitenit të ri dhe për të gjetur mënyrën e zëvendësimit të liderit me më së shumti përvojë në ekip.
Rrahmani e njoftoi të premten mbrëma pensionimin nga Kombëtarja, pas 66 paraqitjeve zyrtare me Kosovën dhe shtatë golave.
Kosova së shpejti do të përballet me ndeshje të rëndësishme ndaj Austrisë, Irlandës dhe Izraelit, tashmë pa kapitenin Rrahmani.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


