Saturday, September 12, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë: Ky është vozitësi që humbi jetën në aksidentin tragjik në...

E rëndë: Ky është vozitësi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Junik

Gazeta Sinjali raportoi më herët për një aksident tragjik që ndodhi sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku humbi jetën drejtuesi i një katërçiklete.

Viktima e këtij aksidenti është Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit në Komunën e Deçanit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:40, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra, Alaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT