Një autoblindë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar sonte rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit.
Rastin në fjalë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut.
Të lënduar nga ky rast janë tetë zyrtarë policorë, dhe po marrin tretman mjekësor në Spitalin Rajonale të Mitrovicës së Jugut.
Kosovonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet autoblinda në fjalë.
Poashtu, është raportuar se qarkullimi i automjeteve në zonën ku ndodhi vetaksidenti është duke u zhvilluar në një korsi. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


