Një person është plagosur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.
Këtë për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”.
“Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qëllim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, si dhe lokalizimin e të dyshuarit”, ka thënë Borovci.
Lidhur me rastin, në redaksinë e Klankosova.tv, kanë mbërritur pamjet e intervenimit të policisë pas plagosjes në kryeqytet.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


