Edhe pak orë e ndajnë Vjosa Osmanin nga përfundimi i mandatit të saj si presidente e Kosovës.
Me këtë rast, ajo ka ndarë një mesazh përmes një videoje në https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2212504702902782%2F&show_text=false&width=267&t=0“>Facebook, ku ka shkruar mbi pesë vitet në krye të shtetit dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi, raporton Klankosova.tv
“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani. /Klankosova.tv


