Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeKurti takon Mickoskin në New York, flasin për tunelin Prizren-Tetovë dhe energjinë

Kurti takon Mickoskin në New York, flasin për tunelin Prizren-Tetovë dhe energjinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski.

Në fokus të takimit kanë qenë projektet e përbashkëta në infrastrukturë dhe energji, me theks të veçantë te tuneli Prizren-Tetovë.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për realizimin e këtij projekti, të cilin e ka cilësuar me rëndësi për qytetarët e të dyja vendeve, turizmin dhe ekonomitë e tyre.

“Vazhduam bisedën për bashkëpunimin në infrastrukturë e në energji, përkatësisht për avancimin e projekteve të përbashkëta. Theksova rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tunelin Prizren-Tetovë, si projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët, sikurse edhe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë e të dyja vendeve”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, në takim është diskutuar edhe zbatimi i marrëveshjes për thëngjillin.

Kurti dhe Mickoski janë pajtuar që të vazhdojnë punën për projektet e përbashkëta, të cilat, sipas Kurtit, kontribuojnë në ndërlidhjen rajonale dhe sigurinë energjetike.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut, përveçse fqinje, janë shtete mike dhe partnere, me interesa të përbashkëta për paqe, siguri, zhvillim dhe integrim euroatlantik”, ka shkruar Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT