Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmePak orë para dorëzimit të detyrës, Osmani: Këto pesë vjet ishin rrugëtim...

Pak orë para dorëzimit të detyrës, Osmani: Këto pesë vjet ishin rrugëtim i përbashkët për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi lamtumirës me bashkëpunëtorë, ambasadorë dhe personalitete nga fusha të ndryshme, ka bërë një përmbledhje të mandatit të saj pesëvjeçar, duke theksuar se ky rrugëtim ka qenë i përbashkët.

Ajo ka deklaruar se mandati i saj ka nisur në rrethana sfiduese dhe se gjatë këtyre viteve nuk kanë munguar sfidat, por puna për shtetin nuk është ndalur në asnjë moment.

“Këto pesë vjet nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët me secilin prej jush. Fillimi i këtij mandati erdhi në rrethana sfiduese dhe rrugëtimi deri sot ka pasur po ashtu sfida. Por në asnjë moment, puna për Republikën tonë nuk është ndalur. Sepse besimi im ka qenë i qartë, një Kosova që hap dyer jashtë është gjithnjë e më e fortë brenda. Një Kosova që dëgjohet në botë, është gjithnjë më e sigurt brenda”, ka thënë ajo.

Në fund, presidentja ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe qytetarët, duke theksuar se ata besuan në Kosovën dhe kontribuuan për të shtyrë përpara ide dhe mundësi për qytetarët, ndërsa e mbylli fjalimin me mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin për vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT