Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmePacolli ndan foto nga Kabuli ku thotë se ndërmjetësoi lirimin e disa...

Pacolli ndan foto nga Kabuli ku thotë se ndërmjetësoi lirimin e disa pengjeve

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka ndarë një fotografi të shkrepur në Kabull gjatë vitit 2004.

Sipas Pacollit, fotografia është shkrepur gjatë momentit ku ka ndërmjetësuar lirimin e disa pengjeve.

“Gjatë jetës sime, kam ndërmjetësuar për lirimin e dhjetëra pengjeve, shpesh në situata të rënda dhe të rrezikshme. Kjo foto e shkrepur në Kabul në vitin 2004 është një kujtim i njërit prej atyre momenteve – një betejë me kohën, me rrethanat dhe me fatin e njerëzve të pafajshëm”.

“Kur je përballë këtyre situatave, nuk mendon për vështirësitë personale, por për ata që presin të kthehen te familjet e tyre”, shkroi Pacolli, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Pacolli tha se çdo jetë e liruar është një fitore për humanizmin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT