Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithsej 58 aksidente trafiku, prej të cilave 23 me të lënduar dhe 35 me dëme materiale.
Sipas të dhënave, në të njëjtën periudhë janë shqiptuar 2,546 gjoba ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit rrugor.
Po ashtu, autoritetet policore kanë arrestuar 34 persona, ndërsa 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


