Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeLajmePaçarizi: Konjufca komplimentoi konsistencën e PDK-së (VIDEO)

Paçarizi: Konjufca komplimentoi konsistencën e PDK-së (VIDEO)

Opinionisti Rrahman Paçarizi ka komentuar vlerësimet e dhëna nga Glauk Konjufca, për partitë politike, duke u ndalur veçanërisht te qëndrimi i tij ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon”, Paçarizi tha se Konjufca, gjatë paraqitjes së tij, e kishte vlerësuar PDK-në për konsistencë, duke theksuar se kjo parti ka ruajtur qëndrimet e saj ndër vite.

“Vlerësimet që i kishte janë për mua problematike në këtë plan. Së pari vlerësimi për PDK-në ishte vlerësim i lartë, vlerësim për konsistencë. Fakti që ata janë në qëndrimet e vjetra nuk është patjetër keq. Është konsistencë, është koherencë”, u shpreh Paçarizi.

Sipas tij, ruajtja e qëndrimeve të njëjta nga një subjekt politik nuk duhet parë domosdoshmërisht si diçka negative, por si një tregues i vazhdimësisë politike. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT