Tuesday, July 28, 2026
spot_img
HomeLajmeAksident në Shqipëri – humb jetën një shofer, dyshohet se shkak ishte...

Aksident në Shqipëri – humb jetën një shofer, dyshohet se shkak ishte shpejtësia

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në fshatin Bilaj të Krujës, pasi dy vetura u përplasën mes vete.

Viktima është Viktor Doda, i cili po drejtonte një veturë të tipit Volkswagen. Ai nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve të marra nga përplasja.

Në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë Mercedes-Benz, që drejtohej nga Kristjan Laska. Për gjendjen e tij nuk janë dhënë ende informacione nga autoritetet, raporton Top Channel, transmeton Sinjali.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se njëra prej veturave po lëvizte me shpejtësi të madhe, çka mund të ketë çuar deri te aksidenti fatal.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe, bashkë me grupin hetimor, po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e plotë të aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT