Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeOVL-UÇK: Vlerësimi i pronave nga Specialja cenon prezumimin e pafajësisë

OVL-UÇK: Vlerësimi i pronave nga Specialja cenon prezumimin e pafajësisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj raportimeve se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë zhvillim si shqetësues.

“OVL UÇK, i sheh me shqetësim të thellë dhe indinjatë të fortë raportimet se Dhomat e Specializuara të Kosovës po vlerësojnë pronat e ish-udhëheqësve të UÇK-së”, thuhet në reagim.

Sipas OVL UÇK-së, ky veprim braktis maturinë gjyqësore dhe krijon përshtypjen e një sistemi që nxiton drejt ndëshkimit para se të arrijë në një vendim.

Tutje, në reagim thuhet se veprime të tilla godasin drejtpërdrejt parimin e prezumimit të pafajësisë, ndërsa gërryejnë besimin e publikut në paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatës. 

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post OVL-UÇK: Vlerësimi i pronave nga Specialja cenon prezumimin e pafajësisë appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT