Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas përfundimit të protestës së mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestë, duke thënë se kërkesa për drejtësi do të vazhdojë.
“Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thuhet në reagimin e organizatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


