Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas përfundimit të protestës gjithëpopullore të mbajtur sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi të shkurtër në Facebook, Hamza ka përcjellë mesazhin: “Bashkë për UÇK-në. Bashkë për Kosovën”.
Në protestën e sotme morën pjesë edhe familjarë të ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, djemtë e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, si dhe vajzën dhe djalin e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Në tubim morën pjesë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, veteranë, familjarë dhe përfaqësues të subjekteve politike.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


