Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani viziton familjen Zeneli-Prenaj për Pashkët, thekson vlerat e bashkimit

Osmani viziton familjen Zeneli-Prenaj për Pashkët, thekson vlerat e bashkimit

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ndarë një mesazh urimi me rastin e festës së Pashkëve, duke vazhduar traditën e vizitave tek familjet shqiptare që e festojnë këtë ditë.

Përmes një postimi në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid0xmTU6jip8J3qs4QtpnRZkuVQzZJKzn4mo4Y3kGRi19Fa8ir1yPzt4scPf382qzFvl&show_text=true&width=500“>Facebook, Osmani ka bërë të ditur se këtë vit kanë vizituar familjen Zeneli-Prenaj, ku, sipas saj, kanë ndarë së bashku gëzimin e festës dhe kanë uruar për një ditë që bart mesazhe bashkimi dhe vlerash të larta shoqërore.

 “Gjetëm një model të gjallë të familjes shqiptare të ndershme, punëtore, të përkushtuar ndaj dijes, dhe thellësisht të lidhur me vlerat që e kanë mbajtur gjallë këtë vend në kohët më të vështira.

Qoftë kjo festë gjithmonë një simbol i paqes, ringritjes, bashkimit, dashurisë dhe shpresës për çdo familje”, shkroi ish-presidentja Osmani./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT