Saturday, August 1, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani takohet me senatorin Cruz, flasin për forcim të partneritetit mes Kosovës...

Osmani takohet me senatorin Cruz, flasin për forcim të partneritetit mes Kosovës dhe ShBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar edhe me senatorin Ted Cruz.

Së bashku, ata biseduan për forcim të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së, adresimin e sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimin e ideve për bashkëpunim të interesit të dyanshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.   Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT