Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeShowbizOsmani pret komandantin e ri të KFOR-it: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë për...

Osmani pret komandantin e ri të KFOR-it: Vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë për paqe dhe siguri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka pritur në takim Gjeneralmajorin Ozkan Ulutaş, me rastin e rimarrjes së detyrës së Komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Presidenca ka njoftuar se Presidentja Osmani e ka uruar Ulutaş për rifillimin e mandatit në krye të KFOR-it, duke vlerësuar rolin kyç të këtij misioni për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend.


“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT