Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani pranon urime për Pavarësi edhe nga Milatoviqi

Osmani pranon urime për Pavarësi edhe nga Milatoviqi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazh urimi nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Milatoviq theksoi angazhimin e përbashkët të të dyja vendeve për forcimin e stabilitetit rajonal përmes dialogut politik dhe respektit të ndërsjellë.

“Presidenti Milatović ka vënë në dukje gjithashtu potencialin për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe turizmit”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Milatoviq, duke rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor si një rrugë pa alternativë, shprehu bindjet e tij se përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në përputhje me Agjendën e Reformave, do të arrihet progres i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT