Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 27-vjetorin e vrasjes së 275 civilëve dhe mbi 40 dëshmorëve në Shtuticë dhe Vërboc, të cilët u vranë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FVjosaOsmaniMP%2Fposts%2Fpfbid02JnA1uT9sYXBiCF4AUiX5kRPrFXry1SU1pQxrMnG2UMTX4PDQFm6NhzwzSgomj4Cel&show_text=true&width=500“>Facebook, Osmani ka bërë të ditur se gjatë kësaj dite ka qëndruar pranë familjeve të viktimave, duke shkruar se kujtimi për të rënët mbetet i përhershëm.
“Sot ishim pranë familjeve në Shtuticë e Vërboc për të përkujtuar 27 vjetorin e vrasjes së 275 martirëve e mbi 40 dëshmorëve nga forcat gjenocidale të Serbisë. Në mesin e të vrarëve ishin edhe Luani e Rexhepi, dy djemtë e dajëve të mi, të cilët përherë do t’i kujtojmë me mall, sikurse çdo familje qe ka humbur më të dashurit”, shkroi Osmani, përcjell Klankosova.tv.
Osmani ka kujtuar po ashtu rezistencën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të udhëhequr nga Ilaz Kodra, të cilët, sipas saj, u vunë në mbrojtje të popullsisë civile përballë forcave serbe.
‘Atë ditë të kobshme, ushtarët e UÇK-së të udhëhequr nga heroi i kombit Ilaz Kodra, u ngritën si mburojë e gjallë për popullsinë civile, duke u përballur me forcat gjenocidale serbe. Prandaj sot ishim edhe në Marinë, për të kujtuar heroin Ilaz Kodra por edhe çdo dëshmor tjetër që ra në altarin e lirisë”, thuhet në postim./Klankosova.tv


