Sunday, September 13, 2026
spot_img
HomeLajmeZjarr masiv në Hereq të Gjakovës, flakët përfshijnë 150 hektarë – një...

Zjarr masiv në Hereq të Gjakovës, flakët përfshijnë 150 hektarë – një zjarrfikës përfundon i lënduar

Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu rreth 150 hektarë sipërfaqe malore dhe kullosa në fshatin Hereq të Gjakovës është lokalizuar pas një intervenimi të gjatë nga ekipet e zjarrfikësve.

Lajmi është bërë i ditur nga Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, të cilët kanë intervenuar gjatë gjithë ditës për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Gjatë intervenimit, njëri nga zjarrfikësit ka pësuar lëndime dhe është trajtuar nga ekipi i ambulancës. Sipas zjarrfikësve, gjendja e tij është stabile.

Në operacionin për shuarjen dhe lokalizimin e zjarrit kanë ndihmuar edhe zjarrfikësit nga Deçani, të cilët iu janë bashkuar ekipeve të Gjakovës.

Falë angazhimit të ekipeve në terren, zjarri është lokalizuar dhe është parandaluar përhapja e tij në sipërfaqe të tjera.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT