Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani për VV-në: Partia në pushtet është duke urdhëru fyerje dhe sharje...

Osmani për VV-në: Partia në pushtet është duke urdhëru fyerje dhe sharje (VIDEO)

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, në “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se ka mbështetur Kurtin edhe kur ai nuk kishte pushtet dhe se nuk ka tradhtuar askënd.

Ajo theksoi se e ka mbështetur Kurtin edhe kur ai nuk kishte pushtet, i ka hapur dyer në botë dhe i ka qëndruar pranë në momente kur mbi 80 deputetë kishin tentuar ta rrëzonin.

“S’e kam tradhtu kurrë kërkon në jetë aq më pak Albin Kurtin, e kam mbrojt, e kam rujtë, e kam shty përpara, i kam hap dyer nëpër botë, dhe e kam mbështet në kohën kur dikund mbi 80 e sa deputetë janë çu me rrëzu, iu kam bashku e ia kam mbajt krahun kur ai s’ka pas pushtet fare. As s’ka qenë kryeministër, as deputet, ka qenë krejt jashtë. Asnjë tradhti të vetëm s’ia kam bë, as s’ia bëj kurrkujt hiç. Për mua mbi të gjitha është interesi i Kosovës.”, tha Vjosa Osmani.

Tutje, Osmani kritikoi gjithashtu fyerjet dhe linçimet politike nga partia në pushtet ndaj grave dhe nënave shqiptare, duke i cilësuar si më të ndyrat në historinë e Kosovës.

“Gjërat që janë duke ndodhur kohët e fundit është më e ndyrë, politike jo, por janë prej një adrese të caktime janë duke ardhur fyerjet, linçimet, fatkeqësisht partia në pushtet po urdhëron fyerje ndaj grave dhe nënave shqiptare, fyerje të cilat s’i kemi pa kurrë në historinë e Kosovës”, tha Osmani. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT