Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar intervistën ekskluzive të saj dhe kandidatit për kryeministër nga po kjo parti, Lumir Abdixhikut, në Rubikon të Klan Kosovës.
“Për të gjitha ngjarjet politike në vend dhe për të ardhmen plot shpresë që po na pret, ju ftoj të na ndiqni sonte në Rubikon, duke filluar në orën 20:45”, ka njoftuar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
Në intervistën e parë ekskluzive pas bashkimit, binomin Osmani-Abdixhiku do të keni mundësi ta ndiqni me fillim nga ora 20:45 në Klan Kosova.
Dyshja do të shpalosin planin dhe idetë e tyre në prag të nisjes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Autori i emisionit, Adriatik Kelmendi shkroi se Osmani dhe Abdixhiku për herë të parë bashkë, flasin me hollësitë më të vogla dhe krejtësisht hapur për bashkimin në listën e LDK-së, kritikën ndaj qeverisjes së Albin Kurtit dhe planet për të ardhmen.
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, sonte ekskluzivisht në Rubikon në Klan Kosova (VIDEO)


