Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeShowbizOsmani kujton përvjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Qirezit

Osmani kujton përvjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Qirezit

Presidentja Vjosa Osmani kujton përvjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Qirezit.

Në njoftimin e lëshaur nga Presidenca e Kosovës  thuhet se Osmani shprehet se kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre obligon të vazhdohet kërkimi i drejtësisë.

“Më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror, duke vrarë mizorisht 24 banorë të Likoshanit dhe Qirezit, në vatrën e rezistencës, në Drenicë. Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri”.

“Masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme. Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë!”, thuhet në njoftimin e presidencës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT