Thursday, August 13, 2026
spot_img
HomeLajmeFiliz Mustafa: I arrestuari i sotëm për spiunazh, në foto bashkë me...

Filiz Mustafa: I arrestuari i sotëm për spiunazh, në foto bashkë me Daçiqin

Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Dragashit, Filiz Mustafa, ka publikuar një fotografi në të cilën pretendon se është Fehim Sali, i arrestuari i sotëm si i dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe, nën shoqërinë e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ky fotografim i bërë para disa vitesh ku janë bashkë Ivica Daçiq dhe i arrestuari i sotëm Fehim Sali, sikur nuk shërbente si argument për pushtetarët e ish-pushtetarët lokalë në Sharr (LDK&PDK), për të ndërprerë çdo komunikim me këtë njeri, që shihej e dihej haptazi se kujt i shërben”, ka shkruar Mustafa, raporton Klankosova.tv.

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për spiunazh, sekuestrohen rreth 40 mijë euro

Reagimi i tij vjen në ditën kur Fehim Sali raportohet të jetë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për spiunazh për BIA-n serbe, ndërsa rrethanat dhe dyshimet që lidhen me rastin pritet të sqarohen nga institucionet e drejtësisë.

Raportohet se i njëjti punon si arsimtar në një shkollë në Dragash, e cila funksionon me sistem të Serbisë.

Në bastisjen që i është bërë shtëpisë së të dyshuarit, janë sekuestruar gati 40 mijë euro, 500 dinarë, 4 telefona dhe dokumente të ndërlidhura me rastin.

Ivica Daçiq aktualisht është ministër i Brendshëm i Serbisë dhe zëvendëskryeministër. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT