Presidentja Vjosa Osmani ka ngritur lart institucionet e sigurisë, FSK-në dhe Policinë e Kosovës në 17-vjetorin e Pavarësisë.
“FSK-ja ka treguar se është krenaria e shtetit, dhe e gatshme kurdoherë për ta mbrojtur sovranitetin, dhe integritetin territorial”.
“Policia e Kosovës mbron çdo ditë kufij të Kosovës, me guxim e përkushtim, të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbë të tokës së Kosovës”, tha Osmani.
E para e vendit thotë se Kosova nuk është vetëm një copë toke, po është frymë, shpirt e mision i përhershëm, transmeton Klankosova.tv.
“Kosova megjithatë nuk është vetëm një copë toke, Kosova është frymë, Kosova është shpirt dhe mision i përhershëm. Nuk është vetëm një shtet me histori, Kosova është simbol i dinjitetit dhe i një sakrifice të pashembullt për liri”.
“Kushdo që guxon ta vë në dyshim këtë realitet, le ta dëgjojë zërin e popullit të Kosovës sot, Kosova është dhe mbetet atdheu ynë i përjetshëm”, thotë tutje Osmani.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


