Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeOsmani jep detaje nga takimi me homologun letonez

Osmani jep detaje nga takimi me homologun letonez

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me homologun e saj letonez, Edgars Rinkevics.

Pos që kishin takim me dyer të mbyllura për mediat, presidentët mbajtën edhe konferencë të përbashkët, transmeton Klankosova.tv.

“Sot mirëprita në vizitë pune Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkevics, një mik i çmuar i Kosovës dhe mbështetës i palëkundur i rrugëtimit tonë euroatlantik. Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit bilateral, integrimin euroatlantik të Kosovës dhe sigurinë rajonale”, tha e para e vendit.

“E falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për angazhimin e Letonisë në KFOR.  Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave dhe sigurisë globale, me aleatë të fortë përkrah!”.

The post Osmani jep detaje nga takimi me homologun letonez appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT