Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizOsmani: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, jetuan me idealin e ngulitur në shpirt

Osmani: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, jetuan me idealin e ngulitur në shpirt

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë ka ndarë dekorata për disa familje e personalitete që ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Pas urdhrit “Hero i Kosovës”, që iu nda Shabanit, kryefamiljarit të Jasharëve, ajo nderoi veprën dhe sakrificën edhe të dy heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë Urdhrat Hero i Kosovës edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, deklaroi Osmani.

E para e shtetit ndau dekorata edhe për shumë personalitete me rendësi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT