Thursday, September 10, 2026
spot_img
HomeLajme“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Istog

“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Istog

Edhe Istogu i është bashkuar “Orës së Pritjes”, duke nisur numërimin mbrapsht drejt 16 shtatorit, kur pritet të shpallet vendimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të platformës “Liria Ka Emër”, veteranë, aktivistë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të Istogut.

Nga Istogu u përcoll mesazhi për drejtësi, liri dhe kthimin në Kosovë të katër ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa në kuadër të aktivitetit u përsërit thirrja: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”

Aktivitetet e platformës “Liria Ka Emër” vazhdojnë drejt Marshit për Liri, i cili do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT