Fenerbahçe e nisi aventurën në Fazën e Ligës së Champions League me një barazim 1-1 ndaj Romës në Stamboll, rezultat që u pasua me dorëheqjen e trajnerit Ismail Kartal.
Kartal njoftoi largimin nga posti menjëherë pas përfundimit të sfidës, duke e bërë të ditur vendimin në konferencën për shtyp. Trajneri turk theksoi se dorëheqja e tij është e parevokueshme.
“Këtë mbrëmje dhashë dorëheqjen nga posti im-deklaroi Kartal-e mora këtë vendim që t’i lë rrugë të lirë klubit. E jap dorëheqjen me synimin për të mos u kthyer më’.”
Kartal foli edhe për paraqitjen e skuadrës së tij në përballjen ndaj Romës, duke vlerësuar përgatitjen dhe angazhimin e futbollistëve.
“Roma është një skuadër shumë e mirë-shtoi Kartal-Ishim përgatitur mirë ndaj një skuadre shumë të mirë. I dinim dobësitë e tyre. Ndeshje të tilla janë për strategjinë dhe është e rëndësishme që t’ua kujtoj të gjithëve këtë. Futbollistët e mi ndoqën çdo direktivë. Ishim ne që humbën rastin për të fituar. I komplimentoj lojtarët për përmbushjen e detyrave. Gjithashtu falenderoj dhe tifozët për dashurinë që na treguan’.”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


