Monday, June 15, 2026
spot_img
HomeLajmeNumërohen mbi 40 për qind e votave me postë

Numërohen mbi 40 për qind e votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës, për zgjedhjet që u mbajtën më 7 qershor.

Deri më tani janë numëruar gjithsej 41.26 për qind, përkatësisht 92 nga 223 kuti sa janë gjithsej.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se synon që numërimi i të gjitha fletëvotimeve nga votimi përmes postës jashtë Kosovës të përfundojë deri në mesjavë./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT