Procesi i numërimit të votave me postë po shkon drejt fundit.
Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 78.03% e votave, apo nga 223 kuti janë numëruar 174.
Bazuar në rezultatet e publikuara, Lëvizja Vetëvendosje i ka 72.37% e votave.
Vendin e dytë e zë LDK-ja, e cila ka marrë 12.65% e votave.
Në vendit e tretë është PDK-ja me 8.14% e votave, derisa AAK-ja i ka 4.44%.


