Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajme“Nuk kam fjalë të këqija për askënd”, Abdixhiku flet pas “betejës” në...

“Nuk kam fjalë të këqija për askënd”, Abdixhiku flet pas “betejës” në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt pas zhvillimeve brenda partisë.

Pas Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, Abdixhiku tha se vazhdon të besojë se iniciativa për shkarkimin e tij ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me vullnetin e anëtarësisë së partisë.

“Unë nuk kam fjalë të këqija për askënd. Iu uroj punë të mbarë në komunat e tyre. Hakmarrje nuk kam për askënd. Vazhdoj me besu që iniciativa ka qenë e pavend dhe në kundërshtim me gjithë vullnetin e anëtarësisë së LDK-së. Nuk kam pas asgjë tjetër përveç bindjeve të mia”, ka thënë Abdixhiku para mediave, njofton Klankosova.tv.

Duke iu referuar atyre që kërkonin shkarkimin e tij, ai shtoi se të gjithë duhet të vazhdojnë punën e tyre, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në shërbim të qytetarëve.

“Në këtë fazë iu uroj punë të mbarë aty ku e kanë punën, sepse edhe qytetarët kanë nevojë për punët e tyre”, është shprehur kreu i LDK-së./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT