Kosova do të garojë me një tjetër film në edicionin e 99-të të “Academy Awards”, pasi Komiteti Përzgjedhës i angazhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ka zgjedhur filmin “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, si propozimin zyrtar të vendit për kategorinë “International Feature Film”.
Vendimi u mor nga Komiteti Përzgjedhës i përbërë nga Kaltrina Krasniqi (kryesuese), Antoneta Kastrati, Ilir Hasanaj, Tristan Halilaj dhe Vullnet Sanaja.
Në vlerësimin e tyre, anëtarët e komitetit kanë theksuar se personazhi i Duas, i interpretuar nga Pinea Matoshi, sjell një performancë autentike, të besueshme dhe emocionalisht të fuqishme.
Sipas deklaratës, përmes vizionit të saj autorial, Blerta Basholli ndërton një rrëfim të ndjerë që trajton me sinqeritet një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës.
Ky vit shënon një moment historik për kinematografinë kosovare, pasi për herë të parë Kosova do të ketë dy filma në garën për “Academy Awards”.
Përveç “Dua”, në garën për çmimet Oscar është kualifikuar drejtpërdrejt edhe filmi “Shame and Money” me regji të Visar Morinës, fitues i “Grand Jury Prize” në Sundance Film Festival.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Cilët janë dy filmat që do ta përfaqësojnë Kosovën në Oscars 2027? appeared first on Sinjali.


