Me një epërsi të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka arritur ta ruajë pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm kanë nisur përplasjet dhe largimet nga strukturat e partisë.
Shkumbin Aliu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të degës së LDK-së në Gadime të Ulët, si dhe nga funksioni i anëtarit të kryesisë së degës në Lipjan.
Vendimin e tij Aliu e ka bërë publik përmes një postimi në Facebook, duke shënuar kështu një nga dorëheqjet e para pas kuvendit ku Abdixhiku u rizgjodh në krye të partisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


