Mjekja Aurora Dollenberg ka komentuar rreth hantavirusit pas druajtjes se mos ekziston mundësia për një pandemi të radhës.
Hantavirusi shpërtheu në një anije pushimesh, dhe njëri prej viktimave është gjerman nga vjen edhe vetë Dollenbergu.
“Një prej të vdekurve është gjerman, dy të tjerë janë holandezë. Momentalisht jo vetëm protokollet e OBSh-së janë ndjekur me përpikmëri për sa i përket evakuimit dhe ndjekjes së zinxhirit të infektimit të këtyre pacientëve”, ka thënë Dollenberg për Klankosova.tv.
“Në fund të ditës të gjithë jemi të qetë dhe këtu në Gjermani ka thënë që nuk kemi asnjë arsye për panik sepse kemi të bëjmë me një sëmundje të njohur…”.


