Tuesday, September 8, 2026
spot_img
HomeLajmeRama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin...

Rama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Prishtinë

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka pritur në Odën e Kryeqytetit shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar sukses në misionin e tij.

Gjatë takimit, Rama dhe Lopes diskutuan për bashkëpunimin institucional, sfidat në fushën e sigurisë dhe rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, me fokus në krijimin e një Prishtine më të sigurt për qytetarët.

Rama theksoi se siguria, sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme përbëjnë bazën e një kryeqyteti që zhvillohet dhe ecën përpara.

“Kryeqyteti do të vazhdojë të jetë partner i hapur dhe konstruktiv në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Kryeqytetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT