Saturday, October 3, 2026
spot_img
HomeLajme“Nuk ish e lehtë me u bë familje”, Xhuli del nga spitali...

“Nuk ish e lehtë me u bë familje”, Xhuli del nga spitali bashkë me binjakët

Pas pesë javësh qëndrimi në spital, Xhuli më në fund është larguar nga spitali bashkë me binjakët e saj, një djalë dhe një vajzë, duke nisur rrugëtimin drejt shtëpisë si nënë për herë të parë.

Pak ditë më parë, ajo kishte bërë të ditur se kishte sjellë në jetë binjakët, ndërsa javët e para pas lindjes i kishte kaluar nën kujdesin e mjekëve.

Në një video të publikuar nga makina, Xhuli ka ndarë emocionet e saj për momentin e largimit nga spitali, duke e shoqëruar situatën edhe me humor. Pas pesë javësh qëndrimi aty, ajo tha me shaka se ndihej “sikur po dilte nga burgu”.

Në pamjet e publikuara, ajo tregoi edhe se makina ishte mbushur me gjërat e nevojshme për dy foshnjat, përfshirë djepat dhe pajisje të tjera që do t’u duhen në shtëpi.

Xhuli ka falënderuar familjarët, miqtë, kolegët dhe ndjekësit për mbështetjen, mesazhet dhe surprizat gjatë këtyre javëve.

Tashmë, ajo dhe binjakët kanë nisur një kapitull të ri në shtëpi, duke vazhduar jetën e tyre si një familje e re.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT