Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeNuk e pagoi gjobën për “Sulm” – arrestohet 35 vjeçari në Prishtinë...

Nuk e pagoi gjobën për “Sulm” – arrestohet 35 vjeçari në Prishtinë dhe dërgohet në burg

Një 35-vjeçar ka përfunduar në paraburgim pasi nuk kishte paguar gjobën e shqiptuar për veprën penale “Sulm”, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Pajtim Malokun rreth 35 vjeç, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv.

Sipas informatave, arrestimi është kryer më 14 maj 2026 rreth orës 17:20 në rrugën “Qemajl Stafa” në Prishtinë nga njësia e arrestimeve e Stacionit Policor “Veriu”.

Sinjali mëson se ai ishte dënuar me 300 euro gjobë për veprën penale “Sulm”.

Për shkak të mospagesës së gjobës, dënimi i ishte zëvendësuar me 15 ditë burgim.

Pas arrestimit, ai është dërguar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtjen e dënimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT