Monday, September 21, 2026
spot_img
HomeLajmeNuhiu: Në Kosovë ka njerëz që nuk e dinë që ekziston sëmundja...

Nuhiu: Në Kosovë ka njerëz që nuk e dinë që ekziston sëmundja e HIV AIDS-it (VIDEO)

Shëndeti, zë vend të veçantë në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.

Sot, në edicionin më të ri të Ora 7, u diskutuan rreth sëmundjes së HIV AIDS-it.

Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore ka deklaruar se numri i rasteve të të infektuarve në Kosovë është në rritje, ndonëse numrat sipas tij janë shifra të vogla.

Po ashtu, Nuhiu vuri në dukje se ka edhe njerëz që nuk e dinë që ekziston si sëmundje.

“Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, gjithë kjo teknologji edhe njerëzit kanë mungesë të informatave rreth këtyre çështjeve, sepse shëndeti seksual është tejet i rëndësishëm, e tek ne ende është turp të flitet në mënyrë të hapur”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai foli edhe asaj se kush duhet ta marrë pilulën PREP.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT