Monday, May 11, 2026
spot_img
HomeLajmeNotari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në...

Notari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në Dubrovnik

Notari nga Skenderaj, Bledion Meha ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të notit “Golden Orlando 2026”, që u mbajt në Dubrovnik, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm me plot katër medalje të fituara, duke korrur kështu 555 pikë.

Bledioni konsiderohet ndër notarët e parë nga Skenderaj që po e përfaqëson Kosovën në gara ndërkombëtare të notit, duke e ngritur lart emrin e vendit dhe sportit, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Kn Dielli, Meha arriti vendin e dytë në 100m Delfin, vendin e tretë në 200m Delfin , po ashtu vendin e tretë në kategorinë 50m Delfin, ndërsa në kategorinë 200m Mix, i riu po ashtu zuri vendin e tretë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT