Forca të shtuara policore janë vendosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Skenderajt, atje ku po qëndron edhe gazetarja e Klan Kosovës, Diellza Berisha.
Ajo u shpreh se aktualisht gjendja është e qetë dhe se Njësia Speciale ka zbarkuar në afërsi të stacionit policor në këtë komunë.
“Aktualisht është qetë, përveçse forca operative e Njësisë Speciale ka zbarkuar në afërsi të stacionit policor në Skenderaj,” tha Berisha.
Ajo bëri të ditur se janë intervistuar dy të dëmtuar dhe pesë dëshmitarë.
Ndër të dyshuarit, siç tha ajo, është edhe kryetari i komunës së Skenderajt, i cili nuk i është përgjigjur ftesës së prokurorisë.
“Për këtë arsye, policët elitarë kanë zbarkuar në komunë”, u shpreh gazetarja./Klankosova.tv


