Friday, August 28, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë kosovar goditet nga automjeti në “Rrugën e Kombit”, në gjendje të...

Një kosovar goditet nga automjeti në “Rrugën e Kombit”, në gjendje të rëndë

Një shtetas i Kosovës është goditur nga një automjet në “Rrugën e Kombit”, në segmentin Rrëshen–Reps, në një aksident që ka ndodhur paraditen e së hënës.

Sipas mediave në Shqipëri, i aksidentuari sapo kishte zbritur nga autobusi dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës, kur është përplasur nga një automjet që po qarkullonte në atë segment rrugor.

Ai është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet përkatëse janë duke hetuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT