Tuesday, June 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNis protesta në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta në Tiranë për Zvërncein, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës.

Të mbledhur me pankarta në duar, protestuesit kërkuan anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.

Gjatë tubimit, qytetarët bënë thirrje që institucionet përgjegjëse të dëgjojnë zërin e komunitetit dhe të rishikojnë vendimin për realizimin e projektit.

Protesta u zhvillua në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët paralajmëruan se kundërshtimi do të vijojë edhe në ditët në vijim nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT