Tuesday, September 1, 2026
spot_img
HomeLajmeEkstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë e kërkuara me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Kosova drejt Shqipërisë e kërkuara me urdhër-arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri e kërkuara me letër rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 01 shtator 2026, përmes pikës kufitare në Vërmicë, ka bërë ekstradimin e një shtetaseje të Shqipërisë, nga Republika e Kosovës për në Shqipëri.

Në njoftimin e policisë thuhet se e dyshuara ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Shqipërisë, për veprat penale ‘ndihmë në kalim të paligjshëm kufitar’, ‘falsifikim të dokumenteve’, vepra këto të kryera si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT