Saturday, September 5, 2026
spot_img
HomeLajmeNis mbledhja komemorative për Alush Gashin, sot i jepet lamtumira e fundit

Nis mbledhja komemorative për Alush Gashin, sot i jepet lamtumira e fundit

Ka nisur mbledhja komemorative në nderim të profesorit dhe politikanit të njohur, Alush Gashi.

Para fillimit të ceremonisë, presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe dhe është nënshkruar në librin e zisë.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Prigodë në Istog, ku familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë do t’i japin lamtumirën e fundit.

Alush Gashi ndërroi jetë më 15 maj 2026. Ai ishte një nga figurat më të hershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT