Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeNga Suedia në Prishtinë me këmbë, të rinjtë rrëfejnë sfidat e rrugëtimit...

Nga Suedia në Prishtinë me këmbë, të rinjtë rrëfejnë sfidat e rrugëtimit (VIDEO)

Dy bashkatdhetarë kanë nisur një udhëtim të gjatë në këmbë nga Malmo e Suedisë drejt Prishtinës, me një distancë totale prej rreth 3.200 kilometrash.

Valo Isufi dhe Shpejtim Gashi kanë folur në emisionin “Ora 7”, ku kanë treguar se rrugëtimi i tyre ka nisur më 12 prill dhe aktualisht ndodhen në Burshtat të Gjermanisë.

Ata kanë thënë se deri tani kanë përshkuar mbi 1.000 kilometra dhe po vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt Kosovës.

“Jemi nisur më 12 prill, tash gjendemi në Burshtat të Gjermanisë. Deri tani kemi kaluar mbi 1 mijë kilometra”, tha ai.

Dy bashkatdhetarët kanë treguar se ideja për këtë sfidë u ka lindur gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa tani po e realizojnë atë në praktikë.

Ndiqni intervistën e plotë:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT