Saturday, May 9, 2026
spot_img
HomeLajmeNga Skënderaj dikur furnizohej bota me fishekë (VIDEO)

Nga Skënderaj dikur furnizohej bota me fishekë (VIDEO)

Fabrika e ndërtuar nga turqit do të jetë e para në Kosovë që prodhon municion lufte, por plumba e material tjetër shpërthyes është bërë në vend qysh moti.

Një uzinë që bënte fishekë, por për gjueti, ka operuar, suksesshëm në Skenderaj në vitet 1977-1991. Ajo ndodhej vetëm disa qindra metra larg pronave të FamiljesJashari në Prekaz.

Gjurmë të saj ekzistojnë ende në kryefshatin e Kosovës. Në të pati punuar edhe heroi Hamëz Jashari.

Vëllanë e komandantin legjendar, Ademit, e kishte koleg edhe Haxhi Qerimi.

“Këtu kanë punuar rreth 300 punëtorë, ndonjëherë është shtuar më shumë numri, ndonjëherë kanë kaluar në tjera organizata, por janë diku qaty te 300 punëtorë”, ka thënë Qerimi për MAT.

Punës së kësaj fabrike ia kishte hairin shumë Kosova, jo vetëm për plumbat që i bënte.

Pajisjet prodhuese ishin blerë nga Belgjika. Meqë ishin cilësore, prodhohej me kapacitete të larta.

“ Kapacitetet, makineritë kanë punuar në mënyrë elektronike. Kapaciteti ka qenë 74 copë për 1 minutë, apo për 1 orë, 4 mijë e 440 copë”, vijon Qerimi.

Këtu prodhoheshin 4 profile municioni, nami i të cilëve u shpërnda deri në Amerikë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT